Loading...

Këshilli Bashkiak i Belshit i akordoi titullin “Qytetar Nderi” Dr. Fetah Elezi per kondributet qe ka dhene per Dumrene. Kryetari i bashkisë Arif Tafani, vlerësoi maksimalisht Dr Fetah Elezi për mbajtjen e vazhdueshme te lidhjeve me kuadrot, specialistët dhe fermerët e Dumresë.

Në çastin e dhurimit të titullit kryebashkiaku Tafani u shpreh:
Në detyrën tonë ne vlerësojmë shumë njerëzit që japin dhe kontribuojnë për zhvillimin e Dumresë. I tillë është dr. Fetah Elezi i cili gjithmonë ka mbështetur këtë trevë. Edhe gjatë viteve të fundit në bashkëpunim me bashkinë ai ka implementuar disa projekte në fushën e agroturizmit dhe bujqësisë dhe që u vijnë në ndihmë direkt banorëve.

Dr Fetah Elezi nga ana e tij ka falënderuar Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë Arif Tafani për vlerësimin dhe veçnarisht z. Isuf Ferhati që ka bërë propozimin.
Shëndet për gjithë banorët dhe mirënjohje. Do bëj sa të kem fuqinë për zonën e Dumresë dhe bashkinë e Belshit që po ndryshon faqen zonës. Falenderoj bashkëshorten time që ka qenë mbështetëse gjithë jetën.

Loading...
loading...
Loading...