Loading...

 

“Të ardhurat nga ky post shkojnë për familjet me vështirësi ekonomike”. Kush është anëtari i këshillit që bën këtë xhest sensibilizues?
4 Gusht, 2019171 0

Një nismë mjaft humane është ndërmarrë nga një i ri i cili është bërë pjesë e Këshillit Bashkiak Prrenjas, në rrethin e Librazhdit.

Rigels Karriqi në një postim në faqen e tij të facebook-ut ka deklaruar se të ardhurat nga ky post i sapo emëruar do të shkojnë për familjet me vështirësi ekonomike.

Postimi i plote:

Suksese Kryetarit te ri dhe Keshillit te ri te Bashkise Prrenjas !!
Miqte e mi virtual dhe ata jo virtual te Prrenjasit, si fillim ju falenderoj pa fund per besimin qe me dhate per te qene Anetar Keshilli !!
Eshte nje nder dhe privilegj i madh qe t’ju perfaqesoj !!

« Dita e mbledhjes se Keshillit « per mua do jete : « NJE DITE PUNE VULLNETARE PER KOMUNITETIN » c’ka do te thote, te ardhurat e mia, qe rrjedhin nga ky funksion do te shkojne per familjet ne veshtiresi ekonomike !!
Edhe Pse do jem student 👩‍🎓 jashte shtetit, (per nje kohe jo shume te gjate) me lipset nevoje per te ardhura. Por per komunitetin duhen sakrifica dhe risi ne vendimarrjet tona .

Eshte koha te fillojme te reagojme dhe te bejme te gjithe nga pak dhe sipas mundesive per te miren tone te perbashket !!

Kaq eshte pak, ndoshta e pa mjaftueshme, me shume duhet te bejme !!
Kush ka deshire t’i bashkangjitet nismes, eshte i mirpritur ! -ka deklaruar ai.

/Elbasaninews.al

Loading...
Loading...
Loading...