Loading...

Të gjithë duan që takimi i parë me personin që ju keni rënë në dashuri të shkojë mirë dhe t’i fitojmë zemrën që në takimin e parë.

Shumica prej nesh emocionohen më shumë nga ç’ duhet për takimin e parë.

Megjithëse sipas psikologëve ka disa gjëra të cilat ju duhet t’i bëni nëse doni që takimi i parë të shkojë mirë.

Këshilla e parë: Vishuni bukur.

Përshtypja e parë ka shumë rëndësi, ndaj përpiquni që të dukeni sa më mirë dhe të dukeni sa më pastër. Por nuk duhet ta teproni me veshje ekstravagante apo dhe të hidhni më shumë parfum seç duhet.

Këshilla e dytë: Zgjidhni një vend të qetë, ku mund të zhvilloni biseda të gjata.

Këtë gjë ju nuk mund ta bëni në një klub nate, ndaj këshillohet të gjeni një kafe të qetë ku mund të bisedoni dhe të njiheni mirë me njëri-tjetrin.

Këshilla e tretë: Duhet të bëheni të kujdesshëm në takimin tuaj të parë.

Nuk duhet të kafshoni thonjtë tuaj, apo dhe të sillni flokët rreth gishtit.

Dhe këshilla e fundit: Përpiquni të komunikoni sa më shumë

Duhet të dëgjoni se çfarë është duke thënë ai/ ajo dhe mos dhe mos e ndërprisni.

Si dhe përpiquni të hapni tema bisedash që mund t’ju bëjnë ta njihini atë sa më mirë.

Loading...
Loading...
Loading...