Loading...

Celularët mund të jenë një pjesë e pandashme e të përditshmes sonë, por ata janë gjithashtu edhe lehtësisht të përgjueshëm.

Me metodat ose pajisjet e duhura ju mund të bini pre e përgjimit.

Për t’u siguruar, këto janë disa shenja që tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u “spiunuar”.

-Bateria e celularit nis të bjerë pa u përdorur. Bateria e telefonit përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo mesazheve zanore.

-Bateria fillon të konsumohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.

-Nëse celulari juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.

-Mesazhe të koduara. Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga një personi i tretë.

-Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar.

Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkak mund të jetë edhe pajisja të cilën një person i tretë mund të jetë duke përdorur për të përgjuar celularin tuaj.

Loading...
loading...
Loading...