Loading...
Loading...

 

Khabib Nurmagomedov është pritur si një hero kombëtar pas arritjes në vendlindjen e tij, Dagestan, Rusi.

30-vjeçari u shpall Kampion Bote në UFC pasi mposhti McGregor, ndërsa ka një lidhje jashtëzakonisht të fortë me vendlindjen e tij, shkak i të cilës besohet se ishte edhe sulmi ndaj stafit të irlandezit.

Mijëra fansa, u mblodhën në stadiumin “Anzhi Arena” për ta përshëndetur, ndërkohë që nuk mungonin edhe zyrtarët e lartë.

Nurmagomedov mbajti edhe një fjalim para tyre, ku i falënderoi për mbështetjen.

Ai tha:

Shpresoj të kem mbajtur lart nderin tim, të vendit tim dhe të mos kem lënduar ndjenjat e askujt.”

Khabib Nurmagomedov numëron plot 27 fitore në karrierën e tij, pa asnjë humbje, ndërkohë që po hetohet nga komisioni i disiplinë pas atij sulmi ndaj stafit të McGregor.

Loading...