Loading...

ambasada kineze

Kinezët janë të afeksionuar mjaft pas qytetit Cërrik. Pas disa vizitave të mëparshme që kanë pasur si synim implementimin e disa projekteve në këtë bashki, duket se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në fushën e kulturës.

Ambasada kineze në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik do të organizojnë në 7 korrik ora 18.00 një koncert në qendër të qytetit ku do të performojnë këngëtarë dhe grupe të ardhur nga Kina.

Aktiviteti ka ngjallur interesin e banorëve për faktin se muzika dhe kultura kineze janë të njohura pak në Shqipëri. Megjithatë në kohën e ndërtimit të Metalurgjisë jeta artistike dhe kulturore e kinezëve ka qenë mjaft e pasur në Elbasan, veçanërisht në lagjen e njohur me të njëjtin emër “lagja e kinezëve”.

Bashkia Cërrik ka marrë të gjitha masat për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e koncertit. E pranishme do të jetë edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri.

Në Bashkinë Cërrik ndodhet Radiostacioni i Cërrikut i marrë me konçension nga kinezët. Nga ky Radiostacion Radio Kina dhe agjencia HSINUA hedh informacione drejt perëndimit.  Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...