Loading...

Kur kirurgu ilalian Luigi Garrisi mbërriti në Gramsh, u mahnit nga bukuritë e tij.
As që e kishte imagjinuar që do të gjente kaq vende të mrekullueshme në Shqipëri. Në fakt kishte parë dhe dëgjuar shumë kohët e fundit, edhe për shpellat, kanionet, ujëvarat, dhe liqenet e Gramshit. Ndaj vendosi që të kalojë disa ditë pushimi në këtë qytet.
Por si i dashuruar me natyrën që është, nisi të eksplorojë pikat turistike. Nuk e ka fshehur satisfaksionin që ka përjetuar kur i ka parë. Është mrekulluar si me natyrën, ashtu dhe me mikpritjen dhe ushqimin.
Në një nga ditët e pushimit të tij ai vendos që të vizitojë Liqenin e Dushkut, një perlë e natyrës diku në mes të maleve në Gramsh. Dhe në të vërtetë është kënaqur me peisazhin, me zambakët e ujit, me ajrin e pastër dhe më natyrën e kulluar.
Por… më pas vjen zhgënjimi. Dhe haset me atë që është tipike për ne shqiptarët, plehrat dhe mbeturinat. Përreth lëndinave piktoreske të liqenit ka gjetur masa me mbeturina të hedhura vend e pa vend. E ka pezmatuar ky fakt ndaj ka lënë gjithçka menjanë dhe ka nisur nga puna për ti mbledhur.
Doktorit të famshëm i është dashur kohë që të mbledhë këto plehra. Ai nuk mund ta linte në këtë gjendje shpërblimin që njeriu i kishte bërë natyrës. I dhembi shumë ajo që pa. Ndaj nisi “operacionin” jo me bisturi, por me duart e tij. I mori plehrat, i ngarkoi në makinën e tij dhe i solli tek koshat e plehrave në Gramsh.
Akti i kirurgut italian është një mësim i madh se si duhet të sillemi me natyrën. Ne duhet të kuptojmë se kemi vende kaq të bukura të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, por që po i shkatërrojmë po vetë. Mbi të gjitha ne jemi autoktonë dhe kujdesi për natyrën ndikon direkt në cilësinë e jetës sonë.
Ju lutemi mbajeni mend mirë këtë mesazh që përcolli kirurgu i njohur italian. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...