Loading...

Noa Pothoven, një 17-vjeçare nga Holanda mori vendimin të largohej nga jeta me eutanazi, pasi dhimbjet që ajo përjetonte ishin të tmerrshme.

Doktorët ranë dakord me vendimi e të resë dhe kështu 17-vjeçarja u shuajt në shtratin e shtëpisë së saj.

Adoleshenten e kishin përdhunuar disa herë, fillimisht në moshën 11-vjeçare e po ashtu sërish 3 vite më pas.

Kohët e fundit ajo vuante nga stresi, depresioni dhe anoreksia.

17-vjeçarja kishte shkruar edhe një libër të titulluar “Të fitosh apo të humbësh” ku përshkruante vështirësinë që përjetonte për t’u përballur me sulmet.

Vendimin se do të zgjidhte këtë mënyrë për t’i dhënë fund jetës, ajo e ndau në rrjetet sociale.

Pothoven shkroi:

Po dal drejt e në temë. Për maksimumi 10 ditë unë do të vdes, pas gjithë këtyre viteve luftë dhe stërmundimesh. Jam terur. As nuk e ha as e nuk pi më prej disa kohësh. Pas shumë diskutimesh vendosa të largohem nga kjo jetë pasi dhimbjet e mia janë bërë të padurueshme.”
Prindërit e saj thanë për gazetën holandeze “Gelderlander” se kishin marrë mjekime për të bijën dhe mësuan për planet e saj vetëm kur gjetën disa letra në dhomën e saj drejtuar familjarëve.

Në Holandë, fëmijët sapo mbushin 12 vjeç, mund ta marrin vetë vendimin t’i japin fund jetës me eutanazi, kjo vetëm pasi doktorët bien dakord se dhimbjet janë të padurueshme.

Burimi: The Independent | JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...