Loading...

Një 42 vjeçare ka sjellë në jetë pesënjakë pas 18 vitesh pa fëmijë.

Fëmijët, dy vajza dhe tre djem erdhën në jetë më 17 prill me anë të një operacioni cezarian dhe së bashku me nënën gëzojnë shëndet të plotë.

Nëna Uchenna Okeigbo, e cila jeton në Nigeri, për vite me radhë kishte tentuar të mbeste shtatzënë, por pa asnjë rezultat.

Tashmë që ajo është 42-vjeç u bë nënë e 5 fëmijëve brenda 9 muajve.

Duke folur për mediat, Okeigbo falënderoi Zotin për dhuratën e madhe që mori duke shtuar se nuk është fare e lehtë që të rrisësh 5 fëmijë njëherësh.

Sa i përket pesënjakëve, tre djemtë peshojnë respektivisht 1.3 kg, 1.7 kg dhe 1.6 kg ndërsa dy vajzat peshojnë 1.8 kg dhe 1.9 kg.

Babi i fëmijëve e quajti lindjen e tyre si momentin më të bukur të jetës së tij dhe i bëri thirrje qeverisë dhe kujtdo që ka mundësi që ta ndihmojë për t’i rritur.

Burimi: The Guardian| joq.al

Loading...
Loading...
Loading...