Loading...

Rikonstruktohet totalisht dhe me kushte bashkëkohore shkolla 9-vjeçare në fshatin Seferan të Belshit, e cila do t’i shërbejë 150 nxënësve të zonës.

Bashkë me deputetin Musa Ulqini dhe kryetarin e Bashkisë së Belshit, Arif Tafani inspektuam nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Seferan në Belsh.

Falë investimit të Qeverisë Shqiptare me vlerë 15 milionë lekë rikonstruksioni i kësaj shkolle do t’u shërbejë 150 nxënësve të kësaj zone.

Seferani është një prej 100 fshatrave të krijimit të modelit për të gjithë fshatrat e tjerë në të gjithë Shqipërinë. Dhe kur flasim për model, nuk bëhet fjalë vetëm për infrastrukturë, por të gjithë njësitë e shërbimit që duhet të plotësojë një zonë, dhe shkolla është një prej tyre.

Shkolla e Seferanit është një nga shkollat më me traditë në Bashkinë e Belshit. Ishte një shkollë e cila pothuajse kishte dalë jashtë çdo standardi dhe pas diskutimeve me Ministrinë e Arsimit u vendos që kjo shkollë të financohej.

Përmes një projekti shtesë me Komisionin Europian do të garantohet që në këtë shkollë energjia elektrike të jetë e rinovueshme përmes paneleve diellore, po ashtu në këtë projekt do të përfshihet rrethimi i godinës dhe të gjitha nevojat e tjera të saj.

Ministria e Arsimit ka garantuar të gjithë bazën materiale e cila do të jetë gati menjëherë pas përfundimit të rikonstruksionit.

Loading...
Loading...
Loading...