Loading...

 

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një shqiptari 27-vjeçari në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 12:40 në bulevardin buzë detit në Voula.

Është bërë me dije se 27-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike quhej Sadik Lamçellari.

Sipas të dhënave, shqiptari po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një kamion. Dëshmitarët okularë thonë se makina e komunales po kthehej drejt rrugës bregdetare, ndërsa shqiptari nuk arriti që të manovronte.

Për fatin e tij te keq, ai po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe nuk kishte vënë kaskë mbrojtëse, gjë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të tij.

Ka qenë vetë drejtuesi i kamionit që njoftoi policinë, ndërsa ishte në gjendje shoku dhe nuk dha shumë detaje. Ai tha se i riu po vinte me shpejtësi dhe nuk pati mundësi që ta shmangte.

Nga një vështrim në profilin e tij në rrjetet sociale, vihet re se 27-vjeçari ishte baba i një vajze të vogël, ndërsa në postime nuk mungon as motori i tij.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...