Loading...

 

U bllokua nga dëbora në fshat, por bebja nuk kishte më kohë, nisi të vijë papritur në jetë.

Një rast i vështirë u regjistrua sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Labinot Katund të Elbasanit. Por megjithatë infermierja heroinë ia arriti t’ia dilte duke shpëtuar si jetën e nënës ashtu edhe të fëmijës.

Ajo quhet Nazmie Demiri  dhe shërben në Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan.

Familjarët tentuan ta nisin nënën e fëmijës në maternitetin e Elbasanit. Por rruga ishte bllokuar gjatë natës nga dëbora. Atëherë kërkuan ndihmën e infermieres. Koha nuk priste për të shkuar në spital.

Në një dhomë të shtëpisë u improvizua gjithçka, dhe pas disa përpjekjesh një djalë i shëndetshëm vjen në jetë.

Menjëherë drejt fshatit është nisur ambulanca e pajisur me zinxhirë. Nëna me fëmijën janë transportuar për në spital dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas maternitetit të Elbasanit “‪25-vjeçarja ka lindur pa ndërlikime dhe është transportuar me autoambulancë në maternitet, ku aktualisht po merr trajtimin e nevojshëm.”

Infoelbasani.al i uron jetë të gjatë “Djalit të dëborës”!

Loading...
Loading...
Loading...