Loading...

Rexhina Debrova është nëna e re që humbi jetën sot në maternitetin e Elbasanit. Ajo ishte me origjinë nga fshatrat e Llixhës, por me banim në Elbasan.
Kishte vetëm 10 muaj që kishte lidhur kurorë dhe priste një vajzë, por fundi ishte tragjik. Nëna humbi jetën, mrekullisht vajza mbijetoi.
Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë.
Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kanë nisur dhimbjet. Por është futur në operacion 3 orë me vonesë.
Revolta e familjarëve është e madhe. Ata kërkojnë që të ndëshkohen menjëherë mjekët përgjegjës, dhe nëse kjo nuk ndodh, kanë kërcënuar me vetëgjygjësi.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ende nuk ka një reagim zyrtar nga spitali i Elbasanit. Jashtë kamerave, mjekë të spitalit bëjnë me dije se e ndjera ndërroi jetë nga “trombolia pulmonare” i ashtaquajtur infrakt mushkërie pas operacionit. Ndërkohë do të jetë autopsia ajo që do të saktësojë shkaqet e kësaj tragjedie.

Loading...
Loading...
Loading...