Loading...


Dita e shtunë për balerinën Klaudia Pepa ishte e veçantë, pasi ajo festoi 27-vjetorin e lindjes.

Nuk kishte se si për bukuroshen të mos mungonin urimet e shumta.

Mirëpo vëmendjen e të gjithëve ka marrë ai i ish-bashkëshortit të saj, koreografit Albi Nako.

Klaudia ka postuar një foto në Instagram nga Milano, ku shkruan: ‘Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre që kemi pranë. Faleminderit miqve të mi, edhe ju faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që jeni aty. Një përqafim, Kla’.

Ndërsa Albi nga ana tjetër komenton: ‘Gëzuar ditëlindjen’, shoqëruar me disa emoji.

Balerina nuk i ka kthyer ende një përgjigje ish-bashkëshortit, megjithëse komenti i tij ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit.

Loading...
Loading...
Loading...