Loading...
Loading...

Dalja e saj e fundit publike ishte vetëm pak javë më parë në skenën e “Kënga Magjike”, në edicionin e 20-të të këtij kompeticioni të rëndësishëm muzikor.
Në krahë të moderatorit dhe të zotit të shtëpisë Ardit Gjebrea, si edhe Bora Zemanit, Klaudia e sprovoi veten në një tjetër dimension, atë të prezantimit.
Balerinë profesioniste, imazh i disa kompanive të rëndësishme në Itali, ndërsa po studion për aktrim, Klaudia Pepa thotë se nuk di të ndalet!
Dhe së fundi balerina ka dhënë një intervistë për revistën ‘Class’ ku ka folur për projektet e saja, vështërsitë që ka kaluar për të arritur aty ku është sot gjithashtu dhe për ndarjen nga Albi Nako.
E pyetur për këtë të fundit se çfarë nuk funksionoi mes ju të dyve apo pati gjëra që u bënë gabim? Klaudia i është përgjigjur:
’ Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme’
Ndërsa përsa pyetjes tjetër se çfarë marrëdhënie kanë tani mbas ndarjes, balerina i është përgjigjur:
‘Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin’ Burimi Revista Class.

Loading...
loading...
Loading...