Loading...

Me rastin e ditës së fëmijëve, klinika e pediatrit të njohur Edmont Laho ishte kthyer ne qender arti. Krahas hapjes së ekspozitës me punime të ndryshme, fëmijë të pasionuar pas veglave muzikore performuan disa pjesë.

Fëmijët artistë ishin spikatur nga mjeku Laho gjatë konsultave mjekësore. Për disa prej tyre shëndeti nuk ka qënë i mbarë, ndaj shpesh kanë qënë të detyruar të kalojnë netë të tëra spitaleve, duke shfaqur dhe pasionin e tyre në art.

Pediatri Edmont Laho tregon sesi i lindi dëshira të ftojë ishpacientët e tij të bëhen pjesë e aktivitetit të sotëm. Ndër të tjera ai fton prindërit të ushqejnë fëmijët me idenë e artit, pasi vetëm kështu mund të rriten fëmijë të shëndetëshëm psikologjikisht dhe fizikisht.

Të kënaqur u shprehen edhe prindërit me iniciativën e ndërmarrë. Ku 1 qershor vërtet ishte i vecantë për të vegjëlit e tyre.

Teksa përjetoi kënaqësinë e momenteve të gëzueshme me fëmijët artistë, Dr. Laho falenderoi stafin e pediatrisë, kolegët për kontributin dhe punën e vazhdueshme për shëndetin e fëmijëve.

Loading...
Loading...
Loading...