Loading...
Loading...

 

Kompozitori i famshëm nga Elbasani dhe i njohur në arenën kombëtare e dnërkombëtare, Alfons Balliçi, shpallet “Qytetar Nderi i Elbasanit”.

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak i është dhënë titulli qytetar nderi legjendës së kitares shqiptare Alfons Balliçi. Sipas kreut të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini kontributi i Balliçit është i vyer, dhe për këtë arsye shprehet plotësisht dakord për të nderuar një figurë të tillë.

Nga ana tjetër ka qenë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut në cilësinë e këshilltarit, Bukurosh Stafa vlerësoi figurën e Alfons Balliçit dhe kërkoi zbatimin e procedurave nga ana e Këshillit Bashkiak për ta shpallur “Qytetar Nderi”.

Alfons Balliçi e deshi kitarën qysh fëmijë, sepse vinte nga një familje muzikantësh e një qytet artdashëse elbasanase. Fama e përkëdheli shpejt, kur ishte ende fëmijë 5-6 vjeç dhe duart mezi ia rroknin të tërë kitarën.

Pas studimeve gati tërë jeta e tij fillon të lidhet me qytetin e tij të lindjes Elbasanin, ku la një kontribut të gjithanshëm, duke filluar që nga Shtëpia e Kulturës, Estrada e Elbasanit, Orkestra Simfonike, formacionet e vogla dhe aktivitetet e panumërta që në qytet ishin të shumta. Elbasaninews

Loading...