Loading...

Konfirmohet nga Policia. 20 vjeçari Roland Lleshi u vra aksidentalisht me armë gjahu nga vëllai i tij më i vogël Kristian Lleshi i cili ende nuk i ka mbushur 14 vjeç.
Të dy vëllezërit ishin duke ushqyer bagëtitë në pyllin e fshatit kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Për të riun nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi për shkak të plagëve të shumta që ka marrë në trup si pasojë e goditjes nga saçmet e armës së gjahut.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Komunikata e Policisë:
Peqin
Informacion paraprak
Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllain e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.
Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...
Loading...
Loading...