Loading...

Konstituohet Këshilli i Qarkut të Elbasanit.

Si kryetari i bashkisë më të madhe në qarkun e Elbasanit, Z.Gledian Llatja çeli seancën e konstituimit të Këshillit të Qarkut.
Llatja vlerësoi punën e bërë nga këshilli paraardhës në 4 vitet e fundit ndërkohë që shtoi se pritshmëritë për 4 vitet e ardhshme janë edhe më të mira.
Bashkëpunimi ndër institucional dhe roli i Këshillit të Qarkut në këtë drejtim është thelbësor, tha Llatja ndërsa përmendi projekte të rëndësishme të Këshillit të Qarkut në secilën bashki.
Bukurosh Stafa u rizgjodh për një tjetër mandat në krye të Këshillit të Qarkut të Elbasanit ndërsa kandidatura e tij u mbështet njëzëri nga të gjithë anëtarët.

Loading...
Loading...
Loading...