Loading...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

PRISHTINE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan dje. Kështu shprehet zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se rezultatet e deritanishme janë preliminare dhe se zyrtaret do të publikohen shumë shpejt.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, pra nga numërimi i 95.88% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Albin Kurti foli në orët e para të ditës së sotme si kryeministër i ri i Kosovës duke i bërë ftesë për koalicion Vjosa Osmanit nga LDK-ja. Kurti tha se ftesa do të zyrtarizohet paraditen e sotme. Ndërkohë që PDK-ja ka pranuar humbjen dhe tashmë do të jetë në opozitë.

Loading...
Loading...
Loading...