Loading...

ndotja kosove

Mbi 800 vdekje në vit shkaktohen nga ndotja e ajrit në Kosovë. Fakti bëhet i ditur nga përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Skënder Syla, udhëheqës i kësaj organizate në Kosovë, tërheq vërejtjen për rëndësinë që ka mbajtja e mjedisit të pastër për shëndetin dhe jetën e njeriut.

“Këtë fakt e argumenton edhe raporti global i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që vë në ndërlidhje të ngushtë kushtet e ambientit dhe individët që i ekspozohen mjedisit jo të pastër, e që kanë predispozita për sëmundje të ndryshme”.

“Në kontekstin kosovar, ne jemi të vetëdijshëm që kemi probleme të shumta mjedisore, qoftë sa i përket ndotjes së ajrit, të ujit e tokës, por edhe preparateve të ndryshme, pasi dihet se zona të shumta të Kosovës kanë qenë historikisht të ndotura nga mbetjet e plumbit, zinkut etj” , thekson Syla.

Loading...
Loading...
Loading...