Loading...

Elvis Kotorri nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Elbasanit, pasi tekniku ka dhënë dorëheqjen e parevokushme nga pankina elbasanase. Mësohet se shkak i dorëheqjes janë bërë rezultatet e dobëta të këtyre javëve dhe ajo që i vuri “vulën” ka qenë disfata ndaj Pogradecit në shifrat 0 me 3 në “Elbasan Arena”. Përkohësisht në krye të pankinës elbasanase do të qëndrojë zv/trajneri Marsid Dushku. Mbetet për t’u parë nëse deri në fund të edicionit do të afrohet ndonjë trajner tjetër apo do të vijojë punën Dushku. Kotorri mori vendin e Eriol Merxhës, i cili dha dorëheqjen pas dy javëve të para të kampionatit.

Loading...
Loading...
Loading...