Kodër Krasta vazhdon të digjet. Me gjithë punën e bërë gjatë ditës, nuk është arritur që të lokalizohen dhe fiken flakët.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan disa zjarrfikëse të Elbasanit dhe qyteteve fqinjë, por terreni i thyer nuk ka lejuar që ata të arrijnë të shuajnë zjarrin.

Aktualisht duket se fronti i flakëve ka përfshirë një sipërfaqe të gjërë dhe po shkrumbon shkurre dhe pisha.

Parku më i madh, e njëkohësisht mushkëria e Elbasanit, rrezikon të shkretohet. Por ajo që habit është indiferenca e ndërgjegjës qytetare. Dhe të imagjinosh se Krasta ndodhet vetëm disa qindra metra larg.

Ky pyll me pisha i shërben gjithë qytetit, dhe ndoshta ishte rasti për të treguar se ne ende na ka mbetur një grimë solidaritet, dashuri e respekt për natyrën. Por jo. Dhe natyra po na ndëshkon…Infoelbasani.al