Loading...

Në planetin tonë ekziston një krijesë, e cila është e pavdekshme. Bëhet fjalë për një kandil deti, emri shkencor i të cilit është “Turritopsis dohrni”.

Në dukje ai është një kandil i zakonshëm, por në të vërtetë nuk plaket kurrë. Sapo riprodhohet, në vend që të fillojë fazën e plakjes, ai rigjeneron çdo qelizë në trupin e tij dhe kalon sërish në fazën e papjekurisë seksuale.

Në këtë fazë, trupi i tij fillon e tkurret, tentakulat tërhiqen dhe ai shkon në fundin e detit, ku dhe nis ciklin nga e para. Këtë proces ai bën në mënyrë të përsëritur dhe ky është sekreti i përjetësisë.

E vetmja mënyrë e ndërprerjes së jetës së tij, është kur sulmohet nga ndonjë krijesë tjetër deti. Ky lloj kandili gjendet zakonisht në mesdhe por edhe në brigjet japoneze.

Loading...
Loading...
Loading...