Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Dushk të Lushnjes. Një burrë ka qëlluar me thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin 18 vjeç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në familjen e Shpresim Gj., 45 vjeç. Është pikërisht ky person që ka qëlluar me thikë gruan dhe djalin e tij, duke i lënë të plagosur.

Gruaja me inicialet M. Gj,. 43 vjeçe dhe djali 18 vjeç janë dërguar në spital, ndërsa 45-vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

loading...