Loading...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një prej dysheve më të fuqishme dhe më të pëlqyera në estradën shqiptare.

Martesa e tyre e bujshme u komentua gjerësisht në mediat rozë, por me sa duket marrëdhënia e çiftit ka pësuar krisje kohët e fundit.

Bjondia bukuroshe u shkëput nga ekrani një vit më parë dhe filluan të qarkullonin fjalë se ishte bashkëshorti i saj ai që nuk e linte që ajo të vazhdonte pasionin e saj.

Kushtet që kishte vendosur Getoari në mënyrë që Marina të vazhdonte punën e saj në atë television, nuk ishin plotësuar nga pala tjetër dhe rrjedhimisht kontrata nuk u rinovua.

Por së fundmi, qarkullon një tjetër lajm se Vjollca do të rikthehet sërish në Tv Klan, madje do të zërë vendin e moderatorit Ermal Mamaqi, por që programi nuk dihet ende.


Në rrjetet e tyre sociale, teksa vetëm para disa javësh kishin dedikime, foto dhe postime nga pushimet e tyre anembanë botës, gjithçka ka rënë në heshtje së fundmi. As Marina dhe as këngëtari nuk publikojnë më foto bashkë. Dyshja ndiqen ende në rrjetet sociale, por nuk pëlqejnë dhe as komentojnë postimet e njëri-tjetrit.

Burime pranë dyshes, i thanë Dosja.al se dëshira e moderatores për t’u rikthyer pranë ekranit dhe profesionit të saj ka bërë që mes çiftit të lindin konflikte. Nuk dihet sesa serioze është gjendja, por vetëm fakti që Getoari zhvillon koncert në Shëngjin dhe Marina nuk ka qenë pranë tij… vlen për të ngjallur dyshimet se martesa nuk është në ditët më të mira.joq.al

Loading...
Loading...
Loading...