Loading...

Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë shkollën e lartë për vitin akademik 2019-2020, do duhet të përpiqen më shumë.

Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë shkollën e lartë për vitin akademik 2019-2020, do duhet të përpiqen më shumë.

Këshilli i ministrave përcaktoi sot notën mesatare që duhet të arrijnë nxënësit që aplikojnë për shkollat e larta në të gjithë vendin. Me anë të një VKM është vendosur që mesatarja për të nisur studimet e larta në nivelin Bachelor të jetë 0.5% më e lartë krahasuar me vitin e kaluar. Në pikën dy të vendimit të Këshillit të Ministrave thuhet se minimumi i mesatares për të ndjekur programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve do të jetë nota 6.5 nga 6 që ka qenë vitin e kaluar.

Ndërkohë, një pikë e veçantë i është kushtuar edhe degëve të mësuesisë. Për të gjithë ata nxënës që ëndërrojnë edukimin e brezave të rinj, do të duhet që të mbarojnë maturën me mesatare jo më poshtë se 7.5, nga 7 që ishte në vitin akademik 2018-2019.

Loading...
Loading...
Loading...