Loading...

Një student 21-vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij të konviktit, teksa mësohet se është dhunuar për më shumë se 4 orë para se të ndërronte jetë.

I riu Abrar Fahad kritikoi qeverinë në internet për shkak të politikave të tyre. Studentë të tjerë tregojnë se Abrar u morr nga dhoma e tij rreth orës 20:00. Mjeku që kreu autopsinë e studentit tregoi se 21-vjeçari kishte mavijosje të rënda në trup.

Fahad studionte në universitetin e Inxhinierisë së Dakha në Bangladesh. Disa anëtarë të Bangladesh Chhatra League (BCL), grupi rinor që mbështet partinë në qeveri Aëami League, u arrestuan në lidhje me vdekjen e të riut.

BCL është akuzuar gjerësisht për torturimin dhe zhvatjen e studentëve. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 13 persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Zëvendës komisari i policisë së Dhaka, Munstasirul Islam konfirmoi se studenti ishte rrahur për vdekje.

Burimi: BBC | JOQ ALBANIA

Loading...
Loading...
Loading...