Loading...

TIRANE-Një delegacion i Departamentit Amerikan të Shtetit i kryesuar nga Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore David Kostelancik ka nisur një vizitë në vendin tonë.

Lajmi konfirmohet nga burime të Report Tv, ndërsa theksohet se takimet në Shqipëri do zhvillohen në kuadrin e vizitave rutinë në rajon për shkak të postit. Por fakti që në axhendë janë takime me liderët kryesorë të partive politike nuk shmang dot diskutimet për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë prej 6 muajve.

Diplomati i karrierës Kostelancik gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me liderët e partive kryesore opozitare pritet që të kërkojë normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të Tetorit.

E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish-zyrtar i lartë i DASH-it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t’u parë nëse Kostelancik, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij.

David Kostelancik ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëniet me Rusinë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Loading...
Loading...
Loading...