Loading...

Kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Salla zhvilloi një takim më drejtorët e shkollave ku u njoh nga afër me procesin e shpërndarjes falas të librave dhe problematikave për çdo shkollë për të ndërhyrë në kohë për mbarëvajtjen e procesit mësimor në vitin e ri shkollor.
Ai kërkoi që gjithçka të jetë gati para fillimit të vitit mësimor dhe garantoi mbështetjen e bashkisë për çdo mangësi që do të konstatohet.
Takimi synon që në të gjithë shkollat e bashkisë Cërrik në fshat dhe qytet, të vendoset një standart i ri bashkëpunimi.
Ja çfarë shkruan Bashkia Cërrik në profilin e saj në Facebook:
Morëm problematikat e shkollave dhe kopshteve referuar kryetarit të bashkisë z.Andis Salla në takim nga drejtuesit e këtyre institucioneve.
Roli i bashkisë Cërrik është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit mësimor përsa i përket mirëmbajtjes së objekteve dhe territoreve përreth tyre.
Në takim u fol rreth mbarëvajtjes së shpërndarjes së teksteve shkollore si dhe përfituesve të teksteve falas.
Kryetari i bashkisë vendosi standard komunikimi direkt me drejtoritë e shkollave për zgjidhjen sa më të shpejtë te problematikave që ata mund të kenë në fillim të procesit mësimor dhe në vijim të tij.

Loading...
Loading...
Loading...