Loading...

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mëngjesin e sotëm iu dogj makina.

Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, pasi ka një problem familjar më të madh. “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

Siç kemi raportuar edhe më parë, sot në orën 04:00 është djegur nga persona ende të paidentifikuar fuoristrada tip “Range Rover” në pronësi të Bashkisë së Vlorës, që përdorej nga kryetari i saj, Dritan Leli.

Shoferi i Lelit e kishte parkuar mjetin pallatit ku banon në lagjen “Lef Sallata”, dhe si pasojë e flakëve është djegur dhe një mjet tip Ford që ishte pranë “Range Rover-it” të Bashkisë.

Loading...
Loading...
Loading...