Loading...

Para disa vitesh këshilltari i kryeminstrit Edi Rama, Endri Fuga, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Ardit Gjerbrea kanë konsumuar një drekë së bashku.

Nga kjo drekë Kryemadhi tregoi një bisedë që kishte bërë me Fugën.

Ajo rrëfen se çfarë i tha Fuga në një moment kur Meta është çuar nga tavolina.

Monika Kryemadhi u shpreh:

Para shumë vitesh kemi qenë në një drekë me Endri Fugën dhe Ardit Gjebrenë, në Ibë tek amfiteatri i Gëzim Kames. Kemi qenë duke ngrënë një drekë dhe në një moment Ilir Meta çohet nga tavolina dhe Endri Fuga më pyet mua dhe më thotë: E çuditshme, Edi Rama sillet në media siç sillet Ilir Meta në jetën e përditshme dhe Ilir Meta në jetën e përditshme është siç është Edi Rama në media. Dhe në media është siç është Edi Rama në jetën e përditshme. Pra atë njeriun e ngurtë që qytetarët shqiptarë kanë parë Ilir Metën kur ka qenë kryeministër, kryetar parlamenti, në pozicione politike, në jetën e përditshme është krejt tjetër.”
Në fakt duhet thënë se këtë mendim për Metën e paska pasur vetëm Fuga, që nuk e dim nëse e ka ende dhe Kryemadhi që nuk pritet të shajë bashkëshortin e saj.

Por për shqiptarët i vetmi emër që gëzon Meta është “hajduri i floririt” në Kërrabë.

Loading...
Loading...
Loading...