Loading...

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen dhe ka deklaruar se puna e qeverisë së tij ndalet këtu. Sipas kreut të qeverisë italiane, përgjegjësi kryesor i kësaj situate është ministri i brendshëm njëherësh zv.kryeministër Mateo Salvini, i cili nuk respekton rregullat e udhëhiqet vetëm nga interesat personale të partisë së tij.

Itali/ Gazetari shqiptar i ‘Corriere della Serra për Report Tv: Çfarë pritet të ndodhë në Itali pas dorëheqjes së kryeministrit

ITALI- Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen dhe ka deklaruar se puna e qeverisë së tij ndalet këtu. Sipas kreut të qeverisë italiane, përgjegjësi kryesor i kësaj situate është ministri i brendshëm njëherësh zv.kryeministër Mateo Salvini, i cili nuk respekton rregullat e udhëhiqet vetëm nga interesat personale të partisë së tij.

“Zgjedhjet politike të ministrit të brendshëm dhe sjellja e tij gjatë ditëve të fundit, dhe për këtë që po them marr përgjegjësi të plotë, tregojnë një ndjeshmëri të ulët institucionale dhe një mungesë të madhe të kulturës kushtetuese”, tha Conte.

Nga ana tjetër, Salvini iu përgjigj: Do të bëja gjithçka njëlloj, po flet si Mateo Renzi.

Konte i kujtoi Salvinit edhe tentativën e tij të datës 8 gusht kur kërkoi mocion e besimi të qeverisë, duke e quajtur: Ky është një veprim jashtëzakonisht i rëndë për shkak se pengoi punën e qeverisë që në një vit arriti rezultate konkrete por edhe pse pengoi projektet e dalë nga zgjedhjet e 4 marsit”.

Sipas Contes, lideri i “Lega Nord”, Salvini ishte i pari që nuk respektoi dhe përkrahu programin e qeverisë të votuar dhe mbështetur nga vetë ai.

“Salvini krijoi krizën në gusht për të stimuluar zgjedhje të parakoshshme në shtator çka vë në rrezik serioz hartimin dhe votimin në parlament të buxhetit të shtetit”, tha ai.

Gjithashtu sipas kryeministrit në ikje kjo krizë politike ndodh edhe në një moment delikat ndërkohë që po krijohen institucionet e reja të Bashkimit Europian.

Conte tha në sallën e senatit se është vërtet i shqetësuar pas kësaj krize politike për të cilën bën përgjegjës ministrin e brendshëm, Salvinin.

“I dashur Conte duke shkaktuar këtë krizë politike të qeverisë ke marrë mbi shpinë një përgjegjësi të madhe përballë popullit otalian. Kërkove pushtet dhe i mbushe sheshet e Italisë plot, kjo sjellje më shqetëson, çështjet institucionale nuk zgjidhen nëpër sheshe por në parlament”, iu përgjigj Salvini.

Kryeministri i kërkoi Salvinit që të sqarojë edhe marrëdhënien e tij me Rusinë. Ai ngriti edhe një akuze tjetër ndaj zv. kryeministrit ku sipas disa zërave në Itali partia “Lega Nord”, e drejtuar nga Salvini është financuar nga rusët dhe për këtë çështje po qarkullojnë edhe disa përgjime.

Loading...
Loading...
Loading...