Loading...
Loading...

Në Paraguai ka shpërthyer ditët e fundit një çështje, e cila me kalimin e orëve po zmadhohet në përmasa. Presidenti i klubit të Libertadit, Fransisko Gimenez Lalvo, me anë të një deklarate ka shkarkuar trajnerin Leonel Zuleta, por njëkohësisht i ka lënë hapësirë fantazisë së gjithkujt për të hamendësuar mbi arsyet e veprimit të tij.

“Me trajnerin nuk kam pasur kurrë probleme, por për të drejtuar një skuadër të madhe duhet që tekniku të ketë raport të mirë me futbollistët, çka nuk ka ndodhur në ekipin tim. Mbi arsye më të shumta pyesni të interesuarin”.

Tekniku kishte fituar Kupën “Libertadores” në sezonin e parë me skuadrën, por një raport jashtëmartesor me dy nga bashkëshortet e futbollistëve që stërviste, ka bërë që në Paraguai të shpërthejë një rast i paprecedent mediatik.

Edgar Benitez dhe Serxhio Akuino janë dy futbollistët të cilët janë tradhtuar nga bashkëshortet dhe trajneri, teksa ky i fundit përflitet edhe për një raport të tretë me gruan e një drejtuesi të lartë të klubit të Libertadit.

Loading...
Loading...
loading...