Loading...

 

Mesazhi i kryebashkiakut të Cërrikut, Andi Salla, për banorët:

Përshëndetje të nderuar banorë të bashkisë Cërrik!
Në këtë ditë të parë të punës sime nuk dua ta nis me një mesazh prezantues por me një premtim, atë të qeverisjes së efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër banorëve.
Ju lutem të na ndiqni në aktivitetin tonë dhe të jeni pjesëmarrës në punët tona të mëdha të këtij 4 vjeçari.
Puna nis nga SOT: viti 2019 do të jetë viti SOCIAL me pikësynim strehimin e shtresave në nevojë si dhe aktivitetet te tjera sociale.
Ju falenderoj shumë për besimin dhe ju garantoj se në këto 4 vite nga unë do të dëgjoni pak fjalë por do jeni dëshmitarë të punëve të shumta.
Me respekt e mirënjohje
Andis Salla
Kryetar i Bashkisë Cërrik

Loading...
Loading...
Loading...