Loading...

Leishmanioza është një sëmundje vdekjeprurëse, e cila ka prekur në masë qentë e rrugës në vendin tonë. Tek njeriu kjo sëmundje transmetohet vetëm nëpërmjet mushkonjave.

Në lidhje me këtë sëmundje veterineri Martin Toro ka dhënë alarmin duke thënë se qentë e rrugës që janë prekur nga kjo sëmundje janë shtuar ndjeshëm.

Ai ka treguar se brenda dy muajve, brenda klinikës së tij 10 qen janë prekur nga sëmundja.

Më tej ai është shprehur:

Kohët e fundit kemi pasur një rritje të kësaj sëmundjeje, 1 në 4 raste kanë qenë të diagnostikuar me leshmania. Kryesisht janë qentë e rrugës, të pambrojtur, pasi nuk kanë masa parandalimi siç është rripi antiparazitar që mban larg mushkonjat.”
Siç e thamë dhe më lartë kjo sëmundje transmetohet nga qeni tek njeriu me anë të mushkonjave dhe sipas veterinerëve ka një zgjidhje për t’u mbrojtur nga ajo është vaksinimi në kohë i kafshëve të vogla.

Veterineri Martin Toro ka thënë:

Në tregun shqiptar ekziston një vaksinë, pothuajse është e domosdoshme të futet në skemën e vaksinimit. Në ditët e sotme ka edhe mjekime që bëhen pasi kafsha jonë është prekur nga kjo sëmundje parazitare. Por kafshët bëhen mbartës gjatë gjithë jetës të këtij paraziti.”
Kurse një prej mjekëve infeksionist ka treguar se pranë pavionit të infektivit në vit paraqiten 30 pacientë të prekur nga leshmanioza.

Nëse kurimi i kësaj sëmundjeje nuk bëhet në kohë, atëherë përfundimi është fatal. Shenjat kryesore të saj janë temperatura, rënia në peshë dhe anemia.

Por shpesh ka dhe rritje të nyjeve limfatike, zmadhim të mëlçisë dhe të shpretkës, për këtë arsye shumë herë kjo sëmundje ngatërrohet me sëmundjet e gjakut

Pëllumb Pipero ka thënë se:

Leshmanioza në rast se nuk mjekohet është sëmundje vdekjeprurëse, ka vdekshmërinë mbi 95% ndryshe nga shumë sëmundjet të tjera infektive të cilat ne i konsiderojmë të kufizuar apo vetë shëruese.
Fëmijët janë ata që preken më lehtë nga sëmundja e leshmaniozës.

Loading...
loading...
Loading...