Loading...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës marshim të opozitës. Me një shënim në Twitter, duke iu drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, Rama thotë marshimet me kapsolla janë xhiro bosh dhe që nuk të çojnë asgjëkundi.

Ndërsa më tej i ka bërë edhe njëherë thirrje Bashës për dialog, duke përsëritur frazën e përdorur gjatë protestës së studentëve “Kur do flasim?”.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”, shkruan Rama në Twitter.

Loading...
Loading...
Loading...