Loading...

SHQIPTARO AMERIKANE

Pas përfundimit të luftës, në Shqipëri kishte një numër jo të vogël qytetarësh me shtetësi të dyfishtë, shumicën e të cilëve e përbënin ata me nënshtetësi amerikane. Qeveria shqiptare nuk lejoi kthimin e tyre për në SHBA, duke iu mohuar shtetësinë e tyre. Në një sqarim të Këshillit të Ministrave, më datë 2 tetor 1946, drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme shkruhej: “Këta persona që kërkojnë të regjistrohen me nënshtetësi amerikane janë shqiptarë të cilët kanë marrë nënshtetësinë amerikane në bazë të traktatit të natyralizimit që ekzistonte midis Shqipërisë e SHBA-ve”. Meqë të gjitha traktatet dypalëshe të parapushtimit ishin shfuqizuar, Ministria e Brendshme u urdhërua të mos merrte parasysh asnjë dokument të paraqitur prej nënshtetasve amerikane. Tentativat për riatdhesimin e shqiptarëve që kishin edhe shtetësi amerikane dukeshin gjithnjë e më larg, e kjo u përforcua më shumë me tërheqjen e Misionit Civil Amerikan nga Shqipëria, e cila shënoi prishjen përfundimtare të marrëveshjes mes dy shteteve. Po kështu edhe ligji i miratuar nga Kuvendi Popullor “Për shtetësinë shqiptare” ua hoqi çdo mundësi shqiptaro-amerikanëve për t’u kthyer në SHBA. Kështu, sipas nenit 26 të ligjit, thuhej: Të gjithë personat që kanë marrë pjesë ne zgjedhjet e 2 tetorit ’45 konsiderohen shtetas shqiptarë, pa të drejta pretendimi shtetësie”.

Loading...
Loading...
Loading...