Loading...

Na është bërë zakon që të gjithë emigrantët, apo dhe pushues të ndryshëm që vijnë në Shqipëri apo në familjet tona për të pushuar, t’i pyesim se sa do rrinë apo kur do ikin.

Normalisht që një pyetje e tillë është bezdisëse dhe aspak etike, ndaj një pushes nga Kosova, i lodhur nga retorika e përvitshme, ka gjetur një zgjidhje interesante.

Ai ka printuar një bluzë me një shkrim ku sqaron të gjithë se kur ka ardhur, sa do rrijë dhe se pse ka preferuar Shqipërinë e jo ndonjë vend tjetër.

Pushuesi bën me dije se ka ardhur më 15.07, do të rrijë deri më 08.08 dhe se mendon se është më mirë këtu se atje (në çdo vend tjetër).

Momentalisht i riu e mban veshur këtë bluzë, por siç duket, ka për ta mbajtur deri në fund të pushimeve, për t’i mbyllur gojën kujtdo që i bezdis veshët me këto pyetje.

Loading...
Loading...
Loading...