Loading...

Një tjetër kandidat nga listat shumëemërore ka vendosur të mos marrë mandatin e deputetit, duke refuzuar kësisoj ti bashkohet listës së tradhtarëve që shfrytëzuan djegien e mandateve të opozitës për të hyrë në Parlament.

Ai është Ibri Sako, i cili në mënyrë demonstrative ka djegur kërkesën e sjellë në adresë të tij nga KQZ, për marrjen e mandatit të deputetit.

“Pas kërkesës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit, vendosa që zyrtarisht të mos e pranoj atë me qëllimin për të qenë një me qytetarët dhe krahë tyre në çdo protestë! Interesi qytetar prevalon mbi interesat personale!Në politikë për ndryshim dhe zhvillim dhe jo për karrige dhe ofiqe!, shkruan Sako.

“Përshëndetje. Duke qene pjesë e listës shumëemërore si kandidat për Partinë Demokratike për Qarkun e Elbasanit nga vakancat e krijuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më ka dërguar kërkesën për plotësimin e Formularit e vetëdeklraimit të marrjes së mandatit të deputetit.

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, nisur nga rrethanat në të cilën ndodhet vendi, unë nuk pranoj mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor i shitblerjes së votave nga grupet kriminale në zgjedhje.

Për këtë arsye duke vendosur interesin qytetar mbi interesin personal unë zgjedh të jem jashtë parlamentit duke qenë njësh me qytetarët që protestojnë kundra kësaj qeverië. Në formë demonstrative unë djeg mandatin tim të deputetit”.

https://www.facebook.com/ibrisako/videos/10214233547816647/

Loading...
Loading...
Loading...