Loading...

Ditën e sotme, sikurse ishte paralajmëruar, Presidenti i Shtetit, Ilir Meta, është paraqitur i përpiktë në orar në dyert e Kuvendit të Shqipërisë.

Ai ka nisur të “japë llogari” dhe t’u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur enkas për të, pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta është parë teksa ka dalë nga Presidenca dhe ka shkuar në këmbë në ambientet e Kuvendit, ku edhe po mbahet seanca ndaj tij.

Kreu i Shtetit nuk është shoqëruar nga eskorta që ka zakonisht me vete, ndërsa një grup gazetarësh dhe fotografësh kanë qenë në krah të tij.

Veç këshilltarëve, të cilët ndodhen gjithmonë në krah të Metës, ai është shoqëruar edhe nga këngëtarja Rosela Gjylbegu.

Kjo e fundit në Kuvend mbulon çështjet e barazisë gjinore në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë kreut të Kuvendit.

Loading...
Loading...
Loading...