Loading...

Kategoritë përfituese

Përkatësisht në skemën e ndihmës ekonomike mund të përfshihen familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme; jetimët të cilët nuk janë në institucione; si dhe prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë. Gjithashtu, pagesën e ndihmës ekonomike mund ta marrin edhe viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre; viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes si dhe fëmijët e vendosur në shërbimin e kujdestarisë. “Familjet pa të ardhura dhe me të ardhura të pamjaftueshme dhe kategoritë e tjera mund të aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike pranë njësisë vendore ku kanë vendbanimin”,-bën me dije Shërbimi Social Shtetëror.

Aplikimi

Për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertifikata) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore. “Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë”,-thekson ShSSh.

Verifikimi i të dhënave

Ndërkohë, lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Vendimi nga ShSSh

“Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social dërgon vendimin final së bashku me listën e familjeve fituese me masën e përfitimit dhe familjet jopërfituese me arsyet përkatëse kryetarit të njësisë vendore për të njoftuar të gjithë aplikantët dhe për të bërë ekzekutimin e pagesës. Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 (tre) muaj tek zyra e administratorit shoqëror, i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike”,-nënvizon Shërbimi Social Shtetëror. Përfituesit duhet të kenë kujdes pasi mosparaqitja një herë në 3 muaj dhe moslejimi i verifikimit social –ekonomik në familje largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Ankimimi

Një mundësi e dytë iu ofrohet të skualifikuarve. Kështu familjet, të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe, gjithashtu, ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë. Ankimimi duhet të bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila është e detyruar të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës. Pas ezaurimit të ankimimit te njësia vendore, ka të drejtë të ankimojë te Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror dhe në gjykatë. Ndërkohë, për familjet aplikuese, të cilat nuk janë shpallur përfituese nga sistemi i pikëzimit, bazuar në vlerësimin social-ekonomik, të kryer nga administratori shoqëror, Këshilli Bashkiak ka të drejtë të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6% dhe/ose me fonde të buxhetit vendor.

Formula e pikëzimit

Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.

Detyrimet

Për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshme paraqitja çdo 3 (tre) muaj tek zyra e administratorit shoqëror i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike”,-nënvizon Shërbimi Social Shtetëror.

Ankimim me shkrim

Familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme kanë të drejtën e riaplikimit në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë. Ankimimi duhet të bëhet me shkrim fillimisht pranë njësisë vendore, e cila duhet të kthejë përgjigje brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës.

Kush mund të përfitojë ndihmën ekonomike:

-Familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme;

-Jetimët, të cilët nuk janë në institucione;

-Prindërit e fëmijëve të lindur trinjakë e më shumë njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;

-Viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;

-Viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

-Fëmijë të vendosur në shërbimin e kujdestarisë

Nga ndihma ekonomike mund të përjashtohesh nëse:

Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes me përjashtim të rastit vajzë nënë;
• Nuk tërheq në kohë ndihmën ekonomike;
• Refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje;
• Fsheh informacionin / kryen deklarim të rremë dhe nuk deklaron ndryshimet e situatës social-ekonomike;
• Refuzon përfshirjen në kurset e formimit profesional ose ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës dhe nuk rezultojnë punëkërkues të papunë, apo të vetëpunësuar pranë zyrave të punës.
Informacioni për pranimin apo refuzimin e dhënies së ndihmës ekonomike jepet nga bashkia/njësia administrative, në përfundim të muajit për të cilin aplikimi është i vlefshëm. gsh

Loading...
Loading...
Loading...