Loading...

Qëllohet me plumb pistolete në kokë një 26-vjeçar me origjinë nga Mallakastra teksa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile tre katëshe në rikonstruksion në zonën e “Myslym Shyrit”. I plagosuri në gjendje kome tek Trauma, Indrit Çelaj. Autori me inicialet L.V. Kolegu me të cilin po rregulonte kondicionerin e transportoi të plagosurin në Spitalin e Traumës. Policia në ndjekje të autorit.

TIRANË- Një 26-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me plumb në kokë nga një tjetër person teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë tre katëshe që po rikonstruktohej, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, në zonën e “Myslym Shyrit”. Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ndërsa është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit, por për arsye hetimore policia jep vetëm inicialet, L.V banues në Tiranë.

Indrit Çelaj, nga Mallakastra, ishte duke punuar në vilën në rikonstruksion, së bashku me një punëtor tjetër, kur papritur një person ka ardhur me armë duke e qëlluar në kokë. Ata kanë pasur një konflikt të çastit mes tyre, dhe më pas L.V ka qëlluar me pistoletë duke e lënë të palgosur rëndë të riun, dhe më tej është larguar menjëherë nga vila. Ka qenë kolegu i tij që e ka çuar 26-vjeçarin në spital, nga ku mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje kome. Ai nuk është në gjendje për të dhënë dëshmi, çka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin e vilës në pronësi të personit me inicialet B.K. Ndërkohë policia ende nuk jep informacione nëse edhe autori ishte një nga punëtorët që po punonte në vilën në rikonstruksion, apo nëse është person që ka ardhur me qëllimin për ta vrarë 26-vjeçarin.

“Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje”, thotë policia në një njoftim paraprak.Report tv

Loading...
Loading...
Loading...