Loading...

Amarildo Palaj është emrin i një emigranti shqiptar, i cili prej disa vitesh jeton në Itali.

Në vitin Amarildo Palaj u martua në Tiranë me Kristina Memajn, pranë gjendjes civile të Njësisë Nr.4.

Por edhe se ai thotë se është martuar në vitin 2008 në gjenden civile rezulton sikur është ende beqar. Palaj ka treguar gjatë një interviste në emisionin ‘’Stop’’ se kishte bërë një kërkesë për të tërhequr një certifikatë martese, punonjësja i ka thënë se ai ishte beqar.

Ai ka treguar më tej:

Jam me origjinë shqiptare, gjithashtu kam edhe nënshtetësi italiane. Kam një problem përsa i përket një certifikate martese. Në vitin 2008 unë jam martuar në Tiranë, kam kryer celebrimin në Njësinë Nr.4. Në prezencën e nëpunëses së gjendjes civile Sonila Çela, në prezencën e dy dëshmitarëve kam hyrë në zyrën ku bëhet celebrimi, kemi firmosur aktin e martesës si unë dhe bashkëshortja ime. Akti i martesës është regjistruar në librin themelor të martesave të Bashkisë të Njësisë Nr.4. Pasi kemi kryer celebrimin, pas 2 orësh jemi kthyer përsëri në Njësinë Nr.4 ku aty kam tërhequr certifikatën e martesës. Këto ditë unë kisha nevojë përsa i përket një certifikate martese, kam dërguar një të afërmin tim në Njësinë Nr.4 në Tiranë për të kërkuar një certifikatë martese dhe ndodh që punonjësja e Njësisë Nr.4 të Bashkisë thotë që kjo martesë nuk ekziston në sistemin martesor.’’
Gjithashtu ai ka treguar se kërkon që ky problem të zgjidhet sa më parë sepse i ka hapur shumë probleme në shtetin italian, ku dhe jeton.

Loading...
Loading...
Loading...