Loading...

Ergest Alija 29 vjeç nga Librazhdi është shqiptari, i cili ka mbetur i vrarë ditën e djeshme në burgun grek të Trikalasë. Sipas policisë greke, shqipari u qëllua me thikë nga 2 të burgosur rusë, megjithëse rrethanat e krimit ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Dy ditë më parë një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikala-s pasi është përleshur në mënyrë të përgjakshme me një grup të burgosurish. U zbulua se i burgosuri që e plagosi deri në vdekje të riun shqiptar ishte një rus i cili ka tentuar t’i japë fund jetës pasditen e së enjtes.

Edhe pse shqiptari u dërgua në spital, sërish nuk mundi që të shpëtonte. Ai kishte marrë plagë të rënda në gjoks, brinjë dhe këmbë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë prokuroria e Trikallas ka urdhëruar nisjen e një hetimi për ngjarjen e rëndë.

Një kushërirë e largët e shqiptarit që mbeti viktimë në burgun grek ka rrëfyer se prindërit e tij kishin humbur edhe dy vëllezërit e tij më të vegjël kohë më parë e tani dhimbja i ka pushtuar trefish pas humbjes së djalit të madh.

Vrasësi me prejardhje ruse (Pontian), që vrau me thikë në gjoks shqiptarin më 1 Maj pasi është vetëplagosur është dërguar me urgjencë nën masa të një kontrolli të sigurisë në Spitalin e Ndihmës së Parë në Trikala.

Sipas raportimeve nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Loading...
Loading...
Loading...