Loading...

Në Ukrainë është miratuar ligji që lejon tredhjen e pedofilëve dhe përdhunuesve.

Ky ligj është miratuar që në datë 11 korrik, por ka hyrë në fuqi sot pasi u botua në Fletoren Zyrtare.

Kastrimi kimik ose tredhja nuk përfshin kirurgji. Pedofilëve dhe përdhunuesve do t’u injektohen substanca të cilët i bëjnë ata impotentë, për një farë kohe.

Nga tredhja do të shpëtojnë vetëm ata persona që janë më të vegjël se 18 vjeç dhe për ata që janë më të vjetër se 65 vjeç.

Po ashtu është miratuar edhe që ata persona që bëjnë veprime të turpshme në publik të dënohen me pesë vite burg.

Kastrimi kimik i pedofilëve është i ligjshëm në shumë vende përfshirë kështu edhe Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Loading...
Loading...
Loading...