Loading...

Nga Lenc Pisha
Përtej lajmeve që përpiqen të pasqyrojnë situatën e pazakontë të krijuar nga tërmeti, nuk mungojnë edhe lajmet me nota humori.
Kështu ata që merren me “meme” shprehen se qyteti që nuk u tremb nga tërmeti ishte Tepelena. Dhe kjo e ka një arsye që lidhet me kryetarin e bashkisë. Ai quhet Tërmet Peçi. Dhe kur e gjithë Shqipëria doli jashtë nga frika shkatërrimtare, asnjë në Tepelenë nuk doli nga banesa. Sepse kujtuan mos bëhej fjalë për kryebashkiakun e tyre i cili ka shkaktuar shpeshherë “tërmete” në këtë qytet.
Ai mbahet mend për këngët për Enverin, për pikturat me Edi Ramën për deklarimet hapur si nip i Shefqet Peçit, komandatit të famshëm lab.
Ndaj le të bien sa të duan tërmetet. Tepelenën se gjen gjë!!

Loading...
Loading...
Loading...