Loading...
Loading...

Të gjithë jemi kureshtar për të ditur se cilët janë njerëzit më të pasur në botë. Përgjigjen për këtë gjë e ka dhënë revista ‘’Forbes’’.

Themeluesi i ‘’Amazon’’, Jeff Bezos vazhdon të mbajë stafetën si njeriu më i pasur në botë. Pas tij renditen Bill Gates dhe Warren Buffett.

Jeff Bezos ka një pasuri që kap vlerën 131 miliardë dollarë. Edhe pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë renditet Warrenn Buffett me një pasuri prej 82.5 miliardë. Por edhe pse këta persona zotërojnë pasuri marramendëse, ata nuk renditen në listën e më të pasurve të gjitha kohërave.

Njeriu më i pasur në botë ka qenë Mansa Musa, mbreti i Perandorisë në Mali. Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh.

Gjatë sundimit të Mansa Musas, perandoria e Malit kishte gati gjysmën e arit të botës, sipas Muzeut Britanik.

Loading...
Loading...
loading...