Loading...

Gjermania ka mungesë të madhe për shoferë kamioni. Ky problem është bërë kronikë edhe në televizionin prestigjioz ZDF, i cili thekson se një mungesë e tillë, mund të reflektojë boshatisje të produkteve në raftet e supermarketeve.

Shoqata për Transport të Mallrave dhe Logjistikës është shprehur se kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45-60 mijë shoferësh.

Sipas tyre, ky sektor është në gjendje të vështirë dhe shumë pranë kolapsit të madh pasi mungon krahu punëtor. Ajo që ka bërë që shumë persona të braktisin këtë punë janë pagat e ulëta dhe kushtet jo optimale.

Të ndodhur përballë kësaj situata të vështirë, shoqatat po punojnë intensivisht për të përmirësuar kushtet duke menduar se një strategji e tillë do shtojë numrin e fuqisë punëtore.
Ky eshte profesioni qe shqiptaret e duam dhe zoterojne me shume ne fakt.

Loading...
loading...
Loading...