Loading...

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mbrëmjes në Mollas të Elbasanit. Ngjarja ndodhi në fshatin Selitë ku si pasojë e një aksidenti mbeti i vdekur një 50-vjeçar dhe kanë pësuar dëmtime të rënda tre persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulancat. Por 50-vjeëari nuk mundi të mbijetojë dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Loading...
Loading...
Loading...